Emërohet njeriu i merkatos te klubi i kuq. Do të vendosë për ndryshimet në organikë
Partizani do të ketë një drejtor sportiv i cili duhet të punojë me merkaton. Ka një emër konkret për detyrën që gjatë viteve të fundit e ka mbuluar kryesisht drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama.
Pas kualifikimit në Europë, klubi kuq bën me dije se drejtimin e merkatos e merr Elton Marini, ish-futbollist edhe me të kuqtë madje ndërsa gjatë viteve të fundit ka punuar si agjent lojtarësh.
Njoftimi i plotë i klubit të kuq në Facebook;
“FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Elton Marinin i cili është zyrtarisht Drejtori Sportiv i të kuqve. Marini është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës. Ish lojtari i Partizanit dhe menaxher i suksesshëm Elton Marini rikthehet të jetë pjesë e familjes së kuqe tashmë në postin e Drejtorit Sportiv. Falë bashkëpunimit të hershëm me Elton Marinin pjesë e Partizanit ka qenë sulmuesi i njohur Kaleb Ekuban, dhe aktualisht sulmuesi Xhuliano Skuka. Me 16-të herë kampionët e Shqipërisë si lojtar Marini është aktivizuar përgjatë viteve 1995,1996, 1997 dhe 1998”.
