Milani i ri “merr jetë”, nis epoka e fondit tjetër amerikan, “RedBird”

Milan kampion por edhe një Milan i ri. Në shtëpinë kuqezi ka nisur era e amerikanëve të “ReBird” pasi fondi “Elliot” zyrtarizoi shitjen e klubit.

Një tjetër fond, sërish amerikan me administrator Gerry Cardinale. Marrëveshja që parashikon shitjen për 1.2 miliardë euro, e lejon “Elliot” që të ketë ende në pronësi një kuotë të vogël që nuk është bërë publike.

Ndryshimet në klub nuk do të reflektohen në nivelet më të ulëta drejtuese, çka ishte edhe frika më e madhe e tifozëve. “ReBird” synon të vazhdojë punën në rrugën e nisur dhe për ta rritur Milanin sërish në një nga market më të dashura të planetit.  

Themeluesi i “ReBird”, Cardinale thekson se është i paduruar për të filluar menjëherë nga puna për të vijuar projektin e nisur në vitin 2018 nga “Elliot”.  

Milani i ri “merr jetë”, nis epoka e fondit tjetër