Argjentina në majën e botës, fiton “Finalissima”-n, bie Italia (Shikoni golat)

Argjentina fiton supersfidën e kampionëve të dy kontinenteve, Europës dhe Amerikës së Jugut duke i dhënë një leksion futbolli Italisë. Në “Wembley”, FIFA riktheu pas 29 viteve atë që në gjuhën e futbollit quhet “Finalissima” ku Lionel Messi u rikthye të bënte lojtarin e artë ndërsa të kaltërit konfirmuan fundin e një cikli që mbyllet pikërisht në stadiumin londinez ku 10 muaj më parë rrëmbyen kurorën e Europës.  

Suksesi i dytë i Argjentinës në tre finale të luajtura në total ku e para ka shkuar për Francën ndërsa viti 2022 shënoi edhe edicionin e parë pas rreth 4 dekadave dhe tashmë FIFA synon të fusë në kalendarin zyrtar sfidën interkontinentale.

Golin e parë të ndeshjes e sigloi Lautaro Martinez që konkretizoi rastet e shumta të krijuara nga Argjentina.

Edhe pjesa e dytë foli për bardhekaltërit që sigluan një tjetër rrjetë për të mbyllur gjithë ndeshjen me rezultatin 3-0.

Në fundin e ndeshjes mjaftoi koha edhe për një gol të tretë të shënuar nga ish-juventini Paulo Dybala.