Liverpool kërkon të "djegë" Conten. Ofertë yllit të Tottenham
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2022, 08:00
Merkato e çmendur në ditët e nxehta të verës. Do të luhet futboll interesant edhe në tavolinat e bisedimeve gjatë këtij sesioni të merkatos.
Në pritje të largimit të Sadio Mane drejt Bayern Munich për 50 milionë euro, Liverpool ka gati lëvizjen e radhës.
Koreano-jugori Heung-min Son është vënë në shënjestër të Jurgen Klopp. Sulmuesi i Tottenham joshet nga ideja për të punuar me gjermanin, por fillimisht duhet të bindë klubin londinez.
