Gjyqi i vitit: Juria i jep të drejt Depp, do dëmshpërblehet me 15 mln dollarë, Heard merr 2 mln
Johnny Depp fitoi çështjen e shpifjes kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard të mërkurën dhe juria i dha atij 15 milionë dollarë dëmshpërblim.
Depp iu dha 10 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe 5 milionë dollarë dëmshpërblim në padinë e tij për shpifje. Po ashtu Juria gjithashtu i dha Heard 2 milionë dollarë si dëmshpërblim.
Depp e paditi Heard-in për 50 milionë dollarë pasi ajo shkroi një shkrim për The Washington Post në 2018, në të cilin e quajti veten një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje.
Pas kësaj padie, Heard kundërpaditi Depp për 100 milionë dollarë.
Nga ana tjetër, shumë persona në mediat sociale që kanë ndjekur nga afër rastin Depp-Heard ishin të gëzuar pasi vendimi u lexua, duke e quajtur vendimin rezultatin më të mirë të mundshëm.
Por jo të gjithë përdoruesit e mediave sociale e festuan vendimin, me disa që shprehën shqetësimin se çfarë mund të nënkuptojë kjo për të mbijetuarit e ardhshëm të dhunës në familje.
