Piero Pelu rrëzohet gjatë koncertit në Milano
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2022, 17:16
Piero Pelu është rrëzuar gjatë koncertit në Milano.
Teksa po këndonte ai i'u afrua publikut për të takuar fansat e tij, por artisti rrëshqiti, duke goditur me forcë kokën dhe shpinën në një shkallë.
Ai ka treguar për rënien e tij në skenë, në rrjetet sociale.
"Ja, tani më njeh edhe nga brenda!": Me këto fjalë këngëtari Piero Pelù shoqëron postimin në të cilin tregon radiografitë e bëra pasi u rrëzua gjatë koncertit të mbajtur më 25 maj në 'Alcatraz në Milano, faza e dytë e turneut Litfiba.

Në një tjetër postim, këngëtari 60-vjeçar tregon përmes videos momentin e rënjes.
Për momentin është bërë e ditur se koncertet jashtë Litfiba në Campobasso janë anuluar./ANSA/
