Pse është kaq e rrezikshme të fluturosh në Nepal?
Humbja e një avioni me 22 persona në Nepal ka nxjerrë në pah rreziqet e udhëtimit ajror në një vend që shpesh përmendet si një nga vendet më të rrezikshme në botë për të fluturuar.
Kur një fluturim i Tara Air u rrëzua në një mal Himalaya ishte përplasja e 19-të e avionit të Nepalit në 10 vjet dhe e 10-ta fatale gjatë së njëjtës periudhë, sipas bazës së të dhënave të Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit.
Ndërsa hetuesit janë ende duke u pwrpjekur së bashku tw kuptojnw saktësisht se çfarë ndodhi ekspertët thonë se kushte të tilla si moti i paqëndrueshëm, dukshmëria e ulët dhe topografia malore të gjitha kontribuojnë në reputacionin e Nepalit si një vend jashtëzakonisht i rrezikshëm për fluturuar.
"Topografia armiqësore"
Modelet e paqëndrueshme të motit nuk janë problemi i vetëm për operacionet e fluturimit. Sipas një raporti të sigurisë të vitit 2019 nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Nepalit, "topografia armiqësore" e vendit është gjithashtu pjesë e "sfidës së madhe" me të cilën përballen pilotët.
Nepali, një vend me 29 milionë banorë, është shtëpia e tetë nga 14 malet më të larta në botë, duke përfshirë Everestin, dhe peizazhet e tij të bukura e bëjnë atë një destinacion popullor turistik për udhëtarët.
Por ky terren mund të jetë i vështirë për t'u lundruar nga ajri, veçanërisht gjatë motit të keq, dhe gjërat përkeqësohen nga nevoja për të përdorur avionë të vegjël për të hyrë në pjesët më të largëta dhe malore të vendit./CNN/

