Qeveria harron "heronjtë", Sindikata: Mjekët janë bërë si lypësa, nuk marrin shpërblimin e "Covidit'
Shpërblimet e personelit mjeksor gjatë periudhës së Covid-19 të miratuara sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave nuk po gjejnë zbatimin e duhur deklaron kreu i sindikatave të Durrësit Zija Alhysa. Ai pretendon se nga 1000 euro që duhet të merrnin personeli mjekësor, disa prej tyre po marrim vetëm 30 mijë lekë e disa të tjera nuk po marrin asnjë.
Durres- Duke i quajtur heronj të heshtur, në mars të 2020, qeveria shqiptare miratoi një shpërblim për të gjithë mjekët dhe infermierët gjatë periudhës që ato do të përballeshin me pandeminë e koronavirusit.
Por duket se ky vendim nuk po gjen zbatimin e duhur, sipas Sindikatës së Pavarur të Durrësit.
Zija Alhysa: "Zbatimi i vendimit të qeverisë i ka bërë mjekët, infermierët dhe personelin ndihmës që janë marrë me covidin si lypësa"
Kryetar i Sindikatave te pavarura Zija Alhysa hedh akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit dhe ministers për mashtrim me shpërblimet.
Zija Alhysa: Sot që flasim kemi 6 muaj pa marrë lekë. Kur del në tv ministrja apo kryeministri thonë se i kanë dhënë 1000 mijë euro infermierëve dhe mjekëve ne marrim nga 20 - 30 mijë lekë dhe ato nuk na i japin"
Edhe personi i cili ka përfituar shpërblimin sipas Alhysës procedura është bërë me vendime të dyshimta.
Zija Alhysa: "Ka dhe nga ato që ankohen se thonë edhe ato që janë ndarë, janë ndarë kush të njerkës e kush të nënës"
Vendimi i vitit 2020 për shpërblimin e personelit mjekësor u ndryshua në 2022 ndërsa thuhej në vendimin e ri se emrat e përfituesve do të miratohen periodikisht me urdhër të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bazuar në analizën e shkallës së ngarkesës së veprimtarisë dhe të riskut të aktivitetit të tyre.
