Shkodër/ Gruaja e vdekur në kanal, mostrat sillen në një laborator të specializuar në Tiranë
Policia dhe prokuroria nuk e kanë ende një pistë përfundimtare mbi shkakun e vdekjes së 37 vjeçares Leze Qosa, trupi i pajetë i të cilës u gjet pasdrekën e së martes, 31 maj 2022, në afërsi të By pass-it të Shkodrës.
Dyshimet e para për vrasje për shkak të disa shenjave në trup janë rrezuar nga autopsia në Spitalin Rajonal.
Mjeku ligjor ka konstatuar vetëm disa hematoma të vogla në trup por që mendohet se nuk janë ato që kanë shkaktuar vdekjen e saj.
Në këto kushte dy janë pistat që dyshon policia, ajo e një vetëhelmimi, ose vdekje natyrale.
Përgjigja për shkakun e vdekjes së gruas nga Tropoja pritet pas analizave në në një laborator të specializuar në Tiranë,
37 vjeçarja rezultonte prej datës 8 Maj e larguar nga banesa ku jetonte sëbashku me të motrën, pa lënë gjurmë.
10 ditë nga zhdukja, në 18 Maj në policinë e Shkodrës u bë denoncimi zyrtar.
E motra u tha efektivëve se Leze Qosa vuante nga depresioni dhe kjo mund të jetë një prej arsyeve që ka çuar 37 vjeçaren në veprime të pakontrolluara.
Trupi i pajetë u gjet i dekompozuar dhe mendohet se kishte disa 5 dite që ndodhej në kanalin në afërsi të By Pass-it të Shkodrës ku u gjet nga policia.
