Aksident i rëndë në Gjirokastër, ‘Benz-i’ përplas zetorin, humb jetën 32-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2022, 22:05
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (31 Maj) në Gjirokastër, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën.
Policia bën me dije se: rreth orës 21:10, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Kakavije, automjeti tip "Benz ", me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me automjetin tip zetor, me drejtues shtetasin Ll. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Kakavijë, Gjirokastër.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit, si dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit "Benz", shtetasi I. M., i cili u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
