Lia e majmunit, Dasho: U përhap me ritme më të shpejta, shkencëtarët po studjojnë nëse ka mutacione të reja
Eksperti i shëndetit publik Erion Dasho gjatë një interviste për RTV ORA foli për linë e majmunit, një sëmundje virale e cila duket se po kthehet në shqetësim kohëve të fundit.
Dasho thotë se jemi në një situatë ku për herë të parë jemi duke përjetuar një rritje të numrave të rasteve jashtë kontinentit afrikan.
Erion Dasho: Për herë të parë jemi duke përjetuar një rritje të numrave të rasteve jashtë kontinentit afrikan. Kemi mbi 120 raste në Spanjë, kemi mbi 70 raste në Britaninë e Madhe dhe mendohet janë të paktën 400 raste në të gjithë botën. Ndërkohë kemi një përhapje edhe në zonën e afrikës. Pra jemi në një situatë ku virusi është duke u përhapur edhe në Afrikë me ritme më të shpejta nga ritmet që kishim konstatuar deri tani.
Ai tha se Tani nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përhapjen, ndërkohë shkencëtarët janë duke u munduar të kuptojnë nëse kemi një mutacion që e bën më të lehtë përhapjen e këtij virusi
Erion Dasho: Tani nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përhapjen, këtë janë duke u munduar të zbulojnë shkencëtarët, pra a ka një ndryshim të virusit. Shkencëtarët janë duke u munduar të kuptojnë nëse kemi një mutacion që e bën më të lehtë përhapjen e këtij virusi i cili është virus që përhapet jo lehtë në popullatë. Është një virus që përhapet përmes rrugëve të kontaktit të ngushtë, pra nëse ka një ekspozim ndaj lëngjeve biologjike të të personave të infektuar, është kontakti me veshjet ose çarçafët e një personi të infektuar si dhe kryerja e marrëdhënieve seksuale ka ndikuar në përhapjen më të shpejtë të variantit të tanishëm të virusit.
