Apel për ndihmë: I ati me kancer, e reja shqiptare kërkon ndihmë për të përballuar trajtimin në Turqi

Një vajzë e quajtur Eva Hoxha kërkon ndihmë lidhur me sëmundjen e babait të saj i cili është diagnostikua me leucemi akute limfoblastike.

Ajo shkruan se kanceri i tij është shumë agresiv dhe do të niset drejt Turqisë të shtunën ku trajtimi dhe kimioterapia kushton rreth 300 mijë euro.

Ajo përmes një fushate Go fund Me kërkon ndihmë tek të gjithë ata që duan të ndihmojnë sadopak në vlerë monetare për përballimin e këtij trajnimi.

“Une jam Eva Hoxha dhe babai im u diagnostikua me leucemi akute limfoblastike ne 27 maj, 2022. Kanceri qe babai im u diagnostikua është nje lloj shume i rralle kanceri dhe shum agresiv, prandaj u dergua me urgjence drejt Turqise te Shtunen. Trajtimet perfshijne kimioterapine e ndjekur nga transplanti i palces kurrizore ne qofte se kimioterapia nuk eshte efektive. Kostoja e trajtimeve kap vleren e 300,000€ dhe do te zgjasi 7-8 muaj. Familjaret e tij po mundohem me aq mundesi sa kane te perballojne te pakten muajin e pare te trajtimit por nuk mund te perballojne dot nje trajtim kaq te shtrenjte. Ju lutem, kush ka mundësi te ndihmoje sado pak do t’ju ishim shume mirenjohes. Zoti ju bekofte te gjitheve!”