Aksident në Vlorë, motori i policisë përplas 38 vjeçaren. I plagosur dhe një efektiv
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (31 Maj) në bulevardin 'Ismail Qemali' në Vlorë.
Burimet e policisë së Vlorës bëjnë me dije se një punonjës policie ka përplasur me motor një grua në moshën 38 vjeçe, banuese në Vlorë.
"Më datë 31.05.2022, rreth orës 17:05, në Bulevardin kryesor, shtetasi E. Sh., punonjës policie, duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motomjet, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen J. M., 38 vjeçe, banuese në Vlorë."-njofton policia.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja J. M., si dhe pasagjeri në motomjet shtetasi K.M.,(punonjës policie), të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
38 vjeçearja dyshohet se në momentin që ka ndodhur aksidenti, ka qenë duke kaluar rrugën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





