Myftaraj: Grekët i dëbuan çamët sepse Shqipëria nuk u njoh si anëtare e koalicionit anti-fashist
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2022, 21:55
I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Kastriot Myftaraj u shpreh se grekët i dëbuan çamët dhe konferenca Postdamit i ligjëroi të gjitha këto spastrime para luftës.
Ai tha se Greqia mori leje për të dëbuar popullsinë shqiptare nga territoret e saj, pasi Shqipëria nuk u njoh si anëtare e koalicionit anti-fashist.
Myftaraj: Grekët i dëbuan çamët dhe konferenca Postdamit i ligjëroi të gjitha këto spastrime para luftës. Çështja çame, cili është konteksti? Dëbimi i tyre ndodhi sepse ne nuk u njohën anëtarë të koalicionit anti-fashist.
Greqia mori leje për të dëbuar popullsinë shqiptare nga territoret e saj. Ne duhet të gjejmë mënyrën që ta detyrojmë atë përmes dokumentet që ka firmosur vetë.
