Cila është vera më e mirë në botë? Ja çfarë thotë enologu Bledar Laçi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2022, 18:32
I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, konsulenti enolog Bledar Laçi zbuloi për të gjithë “sekretet” e verës dhe vendin i cili cilësohet si më i mire për pijen magjike.
Gazetarja: Cilat janë verërat më të mira në botë?
Bledar Laçi: Mund të them që Argjentina. Argjentina në vitin 2021 fitoi kampionatin botëror.Por Argjentina ka fituar tri herë radhazi. Janë 600 somelierë nga e gjithë bota që marrin pjesë në panele degustimi dhe japin vlerësime. Aty shkojnë shkallë-shkallë duke u klasifikuar derisa del edhe vendi fitues. Argjentina siç e thashë ka kryesuar për të tretën herë në këtë kampionat.
