Lezhë: Protestuan pasi u përjashtuan nga festivali ndërkombëtar, policia arreston taksistin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2022, 18:05
Policia ka shoqëruar në komisariat taksistin Lek Marlekaj.
Sipas burimeve për Ora News Marlekaj do te ndiqet penalisht, pasi gjatë prononcimit të tij për mediat gatë protestës së mbajtur ditën e sotme ka bërë thirrje për dhunë.
Taksistët po mbledhen sërish në protestë para komisariatit të policisë, për të kërkuar lirimin e kolegut te tyre.
Taksistet e Lezhës nuk do të lejohen të kryejnë shërbim për festivalin ndërkombetar të muzikes elektronike “UNUM”, që do të mbahet në Shëngjin nga data 1 deri me 6 qershor. Në shenjë proteste, të martën, 31 maj, ata i zunë derën e Bashkisë qytetarit të Parë të Lezhës, Pjerin Ndreu.
Pavarësisht se qëndruan për më shumë se një orë para bashkisë, askush nuk i takoi taksistët
