PD e pezulluar nga PPE? Flet për Ora News Tritan Shehu, ja si qëndron e vërteta


Deputeti PD Tritan Shehu, ka reaguar lidhur me lajmin se Partitë Popullore Evropiane nga kanë ftuar asnjë delegat në PD në kongresin e tyre.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Shehu u shpreh se lajmi nuk është i vërtetë ndërsa shtoi se PPE  ka mbajtur një qëndrim neutral  ndaj zhvillimeve brenda PD-së.

Tritan Shehu: Nuk është e vërtetë një gjë e tillë. Ne kemi përfaqësuesit tanë. Ka një proces që partitë popullore evropiane kanë mbajtur një qëndrim neutral ndaj zhvillimeve të brendshme në PD dhe me shumë të drejtë.  Unë kam qenë nga ata që kam kërkuar që PPP të mos ndërhynë në çështjet e brendshme të PD. Nuk ka asnjë pezullim, të jeni të bindur për këtë.