Bytyçi: Shqiptarët kërkojnë rezultate konkrete lidhur me çështjen çame
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2022, 21:27
I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Orta, Enver Bytyçi, Studiues i Diplomacisë u shpreh se Politika zero probleme me fqinjët po bën që Shqipëria të bëjë shumë lëshime.
Ai tha se shqiptarët kërkojnë rezultate dhe nëse do të kishte rezultate do të duhej që të kishte grupe konkrete që kanë të bëjnë me çështjen çame.
Bytyçi: Politika zero probleme me fqinjët kërkon që Shqipëria të bëjë shumë lëshime ndaj fqinjëve. Kjo politikë po ndiqet ndaj Serbisë dhe Greqisë dhe prandaj jemi këtu në këtë pikë. Po kërkohet që të fitohet kapital politik përmes populizmave nga ana e Ramës.
Shqiptarët kërkojnë rezultate dhe nëse do të kishte rezultate do të duhej që të kishte grupe konkrete që kanë të bëjnë me çështjen çame, si çështja e pronave.
