Çështja e kufirit detar, Vasili rendit arsyet: Nëse shkojmë në Hagë jemi të humbur

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëherësh nënkryetar i kësaj force politike Petrit Vasili gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj rënditi një serë arsyesh që sipas tij nëse çështja për detin shkon në Hagë do të fitojë Greqia.

Së pari Vasili përmend fuqinë e lartë negociuese të Greqisë.

Petrit Vasili: Dihet që avantazhët e Greqisë në Hagë janë dukshëm të larta dhe dihet që jemi të humbur. Së pari fuqitë negociuese të Greqisë, të ekspertizës së një vendi i cili në çështjet e së drejtës ndërkombëtare, në çështjet e së drejtës së detit dhe në këtë ka një diferencë shumë të madhe të pakrahasueshme me ne qoftë jo vetëm për nivelin politik të padiskutueshëm që dihet se është shumë më lartë, është vend i BE. Fuqitë negociuese i ka shumë më të forta, fuqitë argumentuese i ka mjaft më larta sesa ne. Dihet që niveli i Ekspertizës është i tillë.

Gjithashtu ai thotë se kryeministëri shqiptar nuk është barrjerë për interesat e Greqisë.

Petrit Vasili: Dhe njëherazi duhet të dini që në këtë çështje shkojmë të disavantazhuar dhe prandaj Greqia e do këtë çështje me vrap. Ajo i ka të gjitha. Si dhe ka një kryeministër shqiptar i cili nuk është barrjerë për interesat e tij por është i gatshëm të japi çdo gjë sepse boll që kjo të ndihmojë për të realizuar interesat e tij për të mbajtur pushtetin.