Braimllari: Procesi i presidentit farsë nga të dyja palët, kreu i shtetit do të jetë zgjatim i Ramës
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari është shprehur çështja e procesit për zgjedhjen e presidentit, shkoi te duart e Kryeministrit Edi Rama.
Në një intervistë për Ora News, Braimllari ka shprehur keqardhje për grupin e deputetëve të Enkelejd Alibeajt, duke thënë se u përdorën nga Rama për interesin e tij personal.
Endrit Braimllari: Çështja e presidentit nuk mori zgjidhje, shkoi për ta zgjedhur drejtpërdrejt Edi Rama. Kjo çështje bëhet për të vazhduar tradhtinë kombëtare. Presidenti i duhet Ramës për tradhtinë kombëtare.
Ndjej keqardhje që një grup i vogël deputetësh përdoren në këtë mënyrë nga Rama për interesin personal nga Edi Rama. Kjo ishte farsë nga Alibeaj dhe nga Rama. Këto deputetët kanë marrë vota nga PD-ja dhe shkojnë aty për t’i shërbyer Ramës.
Sipas Braimllarit, presidenti do jetë kukull që do i shërbejë kreut të qeverisë për tradhtinë kombëtare.
Endrit Braimllari: Është e qartë që presidenti i Republikë do të jetë një zgjatim i Edi Ramës. Ky i fundi kërkon të çojë në institucionin e presidentit, një president që është ndryshe nga Meta, sepse nuk e përballon dot të qenurit një shtetar në krye të institucionit të vendit, dhe do çojë një kukull që më pas të vazhdojë me tradhtinë kombëtare, lojën e detit, etj. Nuk përbën më interes se si Rama e zgjedh presidentin.
Shikoj se ka një përpjekje, brenda dhe jashtë vendit, për të investuar maksimalisht, me qëllim që të ndodh bashkimi i disa tradhtarëve bashkë, për të cenuar nesër sovranitetin e Shqipërisë.
Intervistoi Anila Zyberaj, përgatiti Anila Kolgjini.
