Vjen në Shqipëri trupi i Bujar Nishanit, homazhet do të mbahen më 1 dhe 2 qershor në Presidencë

Trupi i pajetë ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani, kthehet në atdhe përmes pikës kufitare në Merdare.

Të gjitha nderimet e fundit, për presidentin e gjashtë të Shqipërisë post komuniste, do të zhvillohen në një ceremoni shtetërore.

Homazhet në nder të tij do të mbahen më 1 dhe 2 qershor në Presidencë, ku ditën e parë do të priten familjarë dhe miq.

Qytetarët do të kenë mundësi t’i japin lamtumirën  Presidentin të enjten nga ora 10 deri në 12, para se të përcillet për në banesën e fundit.

Ish-Kreu i shtetit ndërroi jetë të shtunën, 28 maj 2022,  në një spital në Gjermani, ku ishte i shtruar prej një muaji.

Nishani po kurohej në spitalin universitar Charite në Berlin, pas komplikacioneve shëndetësore që i la Covid-19

Ish-presidenti u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar dhe fatkeqësisht humbi betejën më të rëndësishme, atë të jetës.