Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në SHBA, vdes një grua
Pak ditë pas tragjedisë në një shkollë fillore në Teksas në SHBA-në, ku 21 persona mbetën të vdekur pas të shtënave me armë zjarri nga një 18-vjeçar, një tjetër incident me të shtëna ka tronditur Amerikën.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në një ceremoni diplomimi të shkollës së mesme në një kampus në New Orleans. Sipas raportimeve të para të medieve lokale, një e moshuar ka vdekur ndërsa dy të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave në ambientet e gjimnazit.
Sipas njoftimit të policisë, dy të plagosurit, të cilët janë meshkuj, janë dërguar në spital.
Deri më tani nuk është ende e ditur nëse të plagosurit janë maturantë. Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani, por policia po mban më shumë se dy të dyshuar dhe i merr në pyetje.