Ju flet Moska - Pse Erion Veliaj nuk bëri qoftë edhe një përshëndetje për paradën e LGBTIQ
Pse Erion Veliaj nuk bëri qoftë edhe një përshëndetje për paradën e LGBTIQ ishte tema e kësaj të martë në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Erion Veliaj është një kryebashkiak që kur është zgjedhur mundohet të mos humbasë asnjë rast për tu fotografuar me ambasadorë të huaj.
Veliaj nuk mund ta linte mundësi për të dalë në foto me ambasadoren Yuri Kim në 21 maj ku ajo ishte me një flamur të LGBTIQ të mbajtur në Tiranë.
Veliaj nuk ka ndonjë gjë për të fshehur për të mos dalë në këtë paradë që kishte pjesëmarrjen edhe diplomatike të amerikanëve. Ai ka dalë në festa të tilla vite me parë.
Si ka mundësi që parada këtë vit u bë me shumë bujë këtë vit, jo vetëm nuk mori pjesë, por nuk bëri asnjë përshëndetje për këtë gjë.
As shoqatat e LGBTIQ nuk e kritikuan Veliajn për këtë gjë. Nëse do të kishte qenë një kryebashkiak i djathtë do ta kishin akuzuar për homofobi.
Lali Eri tani po përgatitet që të bëjë kërcimin e madh në karrierën politike, duke shtënë në dorë partinë socialiste dhe duke u bërë kryeministër.
Veliaj sot mohon atë të kaluar dhe vetveten sikurse ka qenë kur hyri në veprimtarinë publike me lëvizjen Mjaft, sepse ka hyrë si veprimtar gay, e ka pranuar vetë.
