Gjendet e pajetë dhe me shenja dhune në turp një grua në Shkodër, ishte shpallur e humbur në 8 maj

Një grua e pajetë është gjendur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se ajo është e komunitetit rom dhe kanë qenë banorët e zonës ata që kanë gjetur trupin dhe kanë lajmëruar policinë.

Sipas informacioneve të para në trupin e gruas janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se mund të jetë ushtruar dhunë ndaj saj.

"Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër. Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes." - njofton policia. 

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjendet e pajetë dhe me shenja dhune në turp një grua në

Më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K), ishte larguar nga banesa.

Gjendet e pajetë dhe me shenja dhune në turp një grua në

Gjendet e pajetë dhe me shenja dhune në turp një grua në

Gjendet e pajetë dhe me shenja dhune në turp një grua në