Skandali/ ‘Thahet’ Spitali i Traumës, nuk ka ujë, mungojnë edhe materialet higjienike për të sëmurët

“Ferr i vërtetë ku njerëzit vdesin kot”. 

Me këto fjalë e ka përmbledhur  gjendjen e spitalit të Traumës  shtetasi holandez Ton Daans, këshilltar i ish-Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Mangësitë  deri në  nivel mjerimi në Spitalin e Traumës  shtetasi holandez ia bëri të ditur  kryeministrit Rama  ku listoi 13 prova të detajuara të shërbimit primitiv dhe kushteve mizerabël e të mangëta të spitalit.

Midis të tjerave zyrtari holandez theksoi mungesën e ujit të pijshëm, ujit sanitar në tualete, njëkohësisht edhe mungesën e letrave higjienike.

Pas këtyre deklaratave ‘Ora investigim’ bëri një vëzhgim në ambientet e brendshme të Spitalit të Traumës.

Edhe pse mund të duket e pabesueshme është fakt se në dhomat e pacientëve nuk ka ujë.

Shishe dhe bidonë me ujë të lëna pranë rubinetave që kanë shteruar janë dëshmi e qartë se në Spitalin e Traumës mungon uji.

Ndërsa në tualetet e pavionit në mungese të depozitave janë vendosur këto fuçi tw mëdha, ku uji është me mbetje inertesh dhe nuk dihet se pse, kovat që janë për depozitimin e mbetjeve spitalore  ndodhen brenda fuçive me ujë.

Në Spitalin e Traumës ku higjiena duhet të jetë ne nivelet me të larta nuk mungon vetëm uji, por edhe materialet higjienike si likuid ose sapun për të larë duart dhe letrat higjienike.

Në ditët në vijim ‘Ora investigim’ do të sjelle të tjera fakte në lidhje me kushtet e mjerueshme të Spitalit të Traumës.