Strasburgu dënon Shqipërinë për segregimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë në shkolla

Shqipëria ka marrë një tjetër goditje nga gjykatat ndërkombëtare, këtë herë në fushën e të drejtave të njeriut.

Kështu, Gjykata Evropiane të Drejtave të Njeriut e ka gjetur fajtor shtetin shqiptar për shkelje të nenit 1, protokolli 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata pohon se vendin ynë është fajtor për segregimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Korçë.

Si pasojë e një vendimi të tillë shteti shqiptar është e detyruar t’i paguajë dëmshpërblim 4,500 euro për 5 familje në këtë qytet.

Këto familje kishin ngritur padi kundrejt Shqipërisë në vitin 2017 padinë në Strasburg.

Një vendim i tilla ka ardhur pasi fëmijët romë grumbulluar në një shkollë duke përbërë mbi 90% të klasave, edhe pse janë minoritet në Korçë.

Gjykata bën me dije se autoritetet shqiptare kanë dështuar të ndërmarrin hapa për të shmangur përqendrimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë në këtë shkollë.

Strasburgu dënon Shqipërinë për segregimin e

Strasburgu dënon Shqipërinë për segregimin e