Qeverisja e mirë, Sondazhet: Qytetarët kërkojnë ndëshkimin e zyrtarëve të lartë
Qytetarët shqiptarë janë të shqetësuar për korrupsionin dhe emigracionin sipas sondazheve të Qendrës për Qeverisjen e mirë dhe Konrad Adenauerit. Një vend kryesor ka gjithashtu edhe shqetësimi i qytetarëve për papunësinë.
Qendra Shqiptare për Qeverisje të mirë dhe Fondacioni Konrad Adenauer bënë publike të martën botimin me sondazhet për situatën sociale dhe politike nga viti 2017 në vitin 2021. Kreu i kësaj qendre Arben Çejku thotë se shqetësimi kryesor i qytetarëve është korrupsioni.
“Kryefjala e shqetësimit publik të qytetarëve është korrupsioni, ku në qytetet e vogla pesha e korrupsionit është shumë e madhe. Pandëshkueshmëria është burimi i dëshpërimit për shumë qytetarë, të cilët deri në fund të vitit 2021, kishin dhe kanë shumë pak shpresë dhe besim që reforma e re në drejtësi do të sjellë ndryshimet e merituara. "
Një problem tjetër është edhe emigracioni masiv.
“Problematikat më të mëdha që vëmë re ne dhe janë të qëndrueshme, nga njëri sondazh te tjetri, janë papunësia, kryesisht te qytetet e vogla."
Botimi i parë me sondazhe është bërë për vitin 2015 dhe 2016. Ky është botimi i dytë që përfshin 5 vjeçarin nga 2017 në 2021.
