Perlat Sheqeri sjell këngët satirike, "Shqipëria realisht nuk ka asnjë shpresë"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2022, 20:50
I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, këngëtari I muzikës popullore Perlat Sheqeri foli për karrierën e tij në muzikë por edhe zbuloi arsyen pse së fundmi ka realizuar këngë satirike.
Perlat Sheqeri: Kam filluar në moshë të vogël, që në moshën 6-vjeçare kam nisur ti bie çiftelisë. Kam memorie të mirë, kam mësuar një këngë me vargje, 45 minuta pa ndaluar. Kënga që më lidh me fëmijërinë është “Fluturo moj flutur”.
Sheqeri tha se Shqipëria nuk ka terrenin e duhur për këngëtarët.
"Kam punuar dhe kënduar në shumë vende, por Shqipëria realisht nuk ka asnjë shpresë", tha ai.
Ndër të tjera Sheqeri tha se e gëzon fakti që e kanë vijuar rrugën e artit dy djemtë e tij.