Presidenti burrë apo grua? Balla: E rëndësishme të mos jetë si Meta. PD të mos kthehet në format e vjetra të bojkotit
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla është shprehur se e rëndësishme është që në krye të shtetit të jetë një person me integritet, nuk ka rëndësi gjinia.
Ai tha se e rëndësishme është që presidenti të mos jetë si Ilir Meta.
Taulant Balla: Kjo është një çështje që ha diskutim dhe natyrshëm nuk duhet përjashtuar asnjëra prej gjinive. E rëndësishme është që të kemi president që të mishërojë vlerat e larat të integritetit publik dhe ato që përcakton Kushtetuta, për presidentin e Republikës, i ndryshëm nga Ilir Meta.
Ai tha se dëshira mazhorancës, ishte të zgjidhte një president së bashku me opozitën, ndërsa i ka shprehur keqardhje kësaj të fundit, për mos pjesëmarrësen. Më tej ai tha se bojkoti nuk i bën nder PD-së.
Taulant Balla: Unë po ju them që dëshira jonë ishte që ta zgjidhnim bashkë me opozitën. I kam shprehur pjesëmarrjen Alibeajt për mospjesëmarrjen në këto proces. Nuk i bën nder PD që të kthehet në format e vjetra të bojkotit. Nga bojkoti u dëmtua PD. Leksionet duhen bëre mësime dhe duhet të vësh mend. Shpresoj që të shtunën mos të bëjnë të njëjtën gabim.
