Njeriu më i fortë në botë është autik (Foto)

Në moshën 5-vjeçare është diagnostikuar me autizëm por tashmë 23 vite më pas, ai është shpallur “Njeriu më i Fortë i Planetit”.

Me nofkën “The Albatross”, Tom Stoltman ka një jetë private normale. Ai është martuar me Sinead dhe është fans i çmendur i Rangers FC.

Njeriu më i fortë në botë është autik (Foto)

Kur ishte adoleshent nisi pasioni për ngritjen peshave, i frymëzuar nga vëllai Luke dhe më pas me kalimin e viteve nisi punën për të marrë pjesë në kompeticionin “Më i Forti në Planet”.  

Njeriu më i fortë në botë është autik (Foto)

 

Autizmi e ka ndihmuar të bëhet ky është është sot dhe këtë e thotë me krenari. “Mund të them se më ka ndihmuar sepse kjo sëmundje më ka shtyrë të kem një rutinë të ndryshme nga njerëzit e tjerë. Unë ha, fle, stërvitem çdo ditë dhe këtë e bëj pa pushim. Autizmi më ndihmon të jem shumë i fiksuar në objektivin që i kam vënë vetes”, thekson ai.

Njeriu më i fortë në botë është autik (Foto)