Chelsea bëhet amerikan. Abramovich zyrtarisht “ish”, Boehly merr drejtimin e klubit

Mbyllet zyrtarisht era “Abramovich” te Chelsea ku hapet një kapitull i ri me sfond amerikan. Klubi nga Londra veriore njofton transferimin e 100 % të aksioneve në duart e konsorciumit të drejtuar nga Todd Boehly për 4.9 miliardë euro.

Boehly, pronar i Los Angeles Dodgers, aksioner i Lakers dhe pronar i Los Angeles Sparks, ka premtuar ta rrisë edhe me shumë klubin duke theksuar se drejtuesit e rinj do të punonjë shumë për të respektuar tifozët e markës Chelsea.

Pikat kryesore të projektit të Boehly janë rivitalizimi i dektorit të të rinjve, skuadra e femrave, rindërtimi i “Stamford Bridge dhe Chelsea Foundation.

Në këtë mënyrë, merr fund zyrtarisht era Abramovich as 19 viteve në drejtim të Chelseat. Manjati rus nuk do të përfitojë asnjë qindarkë nga shitja e klubit pasi pjesa më e madhe e parave do të shkojnë për projekte të ndryshme bamirësie në Ukrainë.