Kombëtare e “arnuar” në transfertën vendimtare të Islandës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2022, 13:08
Mungesa të shumta dhe dhimbje koke për trajnerin Edoardo Reja në oprag të transfertës së Islandës ku të paktën 4 titullarë të formacionit kuqezi nuk do të zbresin në fushën e lojës.
Broja është tashmë mungesë e sigurt për shkak të infektimit me Covid-19 ashtu si edhe Bare e Laçi por edhe Manaj që nuk është grumbulluar për shkak të një dëmtimi.
Reparti i sulmit është më i prekuri në këto momente ku Vrioni duhet të gjejë formën optimale ndërsa Cikalleshi dhe Uzuni mund të jenë titullarë që nga minuta e parë.
Mungesë tjetër është edhe Strakosha në kërkim të një skuadre, ndërsa Odise Roshi po stërvtet i veçuar për një problem muskular dhe nëse rikuperohet në kohë, gjendja e tij fizike nuk do të jetë optimale.
