Kurorëzohet! Benzema golashënuesi më i miri në Champions League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2022, 01:20
Karim Benzema është shpallur golashënuesi më i mirë në Champions League për herë të parë në karrierën e tij.
Sulmuesi francez i Real Madridit ka mposhtur Robert Lewandowski (13 gola me Bayern), Sébastien Haller (11 me Ajax), Mohamed Salah (8 me Liverpool), Riyad Mahrez (7 me Manchester City) dhe Christopher Nkunku (7 me RB Leipzig) duke shënuar 15 gola.
Shifra të jashtëzakonshme përtej Champions League (44 gola në 46 ndeshje ndërmjet të gjitha turneve) dhe tre tituj (Ligë, Superkupë dhe Champions) me të cilët Benzema pozicionohet si favorit i madh për të fituar Topin e Artë.

