Klopp përpiqet të fshehë zhgënjimin dhe pyet për vendin e finales së radhës

“Kur është finalja e radhës sepse dua të prenotoj hotelin pasi do te jem sërish”. Nuk e humbet asnjëherë optimizmin Jurgen Klopp edhe pse një finaleje të tillë, të dytën e humbur ndaj Realit të Madridit, madje edhe në një ndeshje ku skuadra e tij dominoi.

"Kur një lojtar dështon të shënojë, nuk ka të bëjë me lodhjen. Ne gjithashtu duhej të mbroheshim mirë por nuk e bëmë një gjë të tillë. Ndihem krenar për skuadrën pasi kemi zhvilluar një sezon mbresëlënës. Ne nuk kemi fituar dy ndeshje dhe kemi humbur gjithçka për detaje minimale".

Gjermani i Liverpoolit u ndal fillimisht te momenti i golit të Realit duke thënë se vendimi i arbitrave për fat të keq ishte kundër Liverpool-it edhe pse për çështje centimetrash.

Pas një sezoni të tillë, një humbje si kjo djeg dhe shumë madje por ai shton më pas se paraqitja e portierit kundërshtar ishte e jashtëzakonshme.

“Courtouis bëri disa pritje spektakolare. E kemi goditur portën plot 9 herë ndërsa ata vetëm një herë dhe shënuan gol. Reali luan shumë në thellësi dhe kanë një kundërsulm vrastar. E përgëzoj skuadrën e Ancelottit pasi e meritojnë këtë sukses. Janë mbretërit e Europës. Mendoj që një ditë edhe Reali do ta humbasë një finale sepse nuk janë të pathyeshëm”, theksoi tekniku i skuadrës angleze në një prononcim të shkurtër për mediat.