Kaosi i finales/Përplasje diplomatike Francë-Angli. Parisi zyrtar akuzon: Anglezët me bileta false

Hetim për sjelljen e policisë? Jo, bëni mirë të shikoni sjelljen e tifozëve tuaj! Ky është mesazhi që jep qeveria franceze dhe më konkretisht Ministrja e Sporteve, Amelie Oudea-Castera, e cila ka kritikuar me tone të ashpra sjelljen e mbështetësve të Liverpool dhe Qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndaj ekzekutivit francez u adresuan shumë kritika për menaxhimin e situatës që bëri policia duke krijuar kaos në hyrjen e Stade de France në prag të finales së UEFA Champions League.

Mbledhja u zhvillua në praninë e ministrit të Brendshëm dhe përfaqësuesve të UEFA-s ku u ngrit edhe një shqetësim shumë i madh në lidhje me qarkullimin e biletave false.

Kaosi i finales/Përplasje diplomatike Francë-Angli. Parisi zyrtar

Ndërkohë, UEFA bën me dije se 2700 persona që kanë pasir bileta dhe nuk mundën të hyjnë në stadium, do të kompensohen.

Kaosi i finales/Përplasje diplomatike Francë-Angli. Parisi zyrtar

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin kërkoi një hetim të thelluar në lidhje me këtë çështje që sipas tij shkaktoi edhe kaosin në portat hyrëse të stadiumit.

Ai theksoi se 30-40 mijë tifozë zotëronin bileta false dhe u shpreh i sigurt se shumë të rinj tentuan të thyenin sistemin për të hyrë në stadium me këto bileta, duke rrezikuar ata që ndodheshin brenda për shkak të mbipopullimit të mundshëm të stadiumit.

Një tragjedi e tillë mori jetën e 97 tifozëve më shumë se tre dekada më parë, si për ironi pikërisht në një nga ndeshjet e Liverpool të vlefshme për FA Cup e njohur edhe si tragjedia e Hillsborough.