Mediat britanike nuk i ndalin sulmet ndaj francezëve: Edhe tifozët e Realit rrezikuan jetën në Paris

Mediat britanike vazhdojnë të sulmojnë organizatorët e finales së Parisit dhe forcat e policisë bashkë me gjithë sistemin drejtues të zinxhirit të sigurisë.

Pasi kanë denoncuar për dy ditë me radhë situatën e vështirë me të cilën u përballën tifozët e Liverpool për shkak edhe të sjelljes së dhunshme të policisë, dëshmi vijnë edhe nga tifozët madrilenë.

Mediat britanike nuk i ndalin sulmet ndaj francezëve: Edhe tifozët e

Sipas “Daily Mail”, mbështetësit e Realit të Madridit kanë përjetuar një situatë horror në afërsi të “Stade de France”, duke theksuar se durimi i treguar nga ata evitoi vdekje të mundshme.

Mediat britanike nuk i ndalin sulmet ndaj francezëve: Edhe tifozët e

Radhët e shkaktuara në dyert hyrëse të stadiumit i shtuan radhët ndërsa në tentativë për të shpërndarë njerëzit, policia përdori spraj dhe gaz lotësjellës.

Ata theksojnë se policia nuk bëri asgjë për të normalizuar situatën me qytetari ndërsa shumë madrilenë me bileta nuk mundën të hynin në stadium.  

Familje me fëmijë dhe njerëz të moshuar vendosën të ktheheshin duke mos preferuar të hynin në stadium nga frika e shtypjes në dyer, ndërsa nuk kishte steëard-ë dhe policë mjaftueshëm për të vendosur qetësinë.

Raportim shqetësues nga ana e “Daily Mail” që sjell disa dëshmi tronditëse të tifozëve spanjollë, të cilët rrëfeëjnë orët që mund të kishin përfunduar në katastrofë.