Andrew Robertson: Reali di të fitojë në finale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2022, 01:00
Sot Reali është i pakapshëm me 14 Champions, dyfishi i skuadrës së dytë që është Milani dhe një trofe që e vendos Ancelott-in në murin e trajnerëve të pavdekshëm. Mbrëmje fatkeqe për Liverpool-in dhe Jurgen Klopp që morën një shuplakë nga e cila vështirë se mund ta marrin veten.
Andrew Robertson, mbrojtësi i Liverpool, duke folur për BT Sport tha se mund të kishin luajtur më mirë.
"Jemi të shkatërruar. Kjo është ajo që ndodh kur arrin në një finale dhe nuk fiton. Nëse jemi të sinqertë, ne mund të kishim luajtur pak më mirë, veçanërisht në pjesën e dytë. Nuk e nisëm mirë, ata morën lojën më shumë. Ata janë një ekip me përvojë dhe pasi kalojnë përpara, dinë të fitojnë finalet dhe e kanë treguar këtë."
