Liverpool kërkon hetim për dhunën ndaj tifozëve edhe në zonat e fansave
Liverpool kërkon sqarime nga policia franceze për sulmin e forcave të rendit që sipas klubit anglez u adresua ndaj fëmijëve madje edhe ndaj një grave shtatzëna.

Rreth orës 20:00 policia tentoi të ndërhynte në një nga hyrjet e stadiumit duke krijuar një situatë aspak komode për shumë njerëz në pritje për të hyrë në stadiumin e finales. Forcat e rendit i ndanë tifozët por kjo situatë shkaktoi panik te disa prej tyre.

“Kjo është një ndeshje e madhe futbolli dhe tifozët nuk duhet të përjetojnë eksperienca të tilla si ato që ndodhën në mbrëmjen e finales. Ne kemi kërkuar zyrtarisht një hetim formal për të zbardhur të gjithë ngjarjen”, shkruan Liverpool në reagimin zyrtar. Ndërkohë, mediat britanike akuzojnë policinë se ka sulmuar tifozët e Liverpool edhe në zonat e dedikuara për fansat në “Place de la Nation”.