Gega beson te "shansi i dytë": Do ta shfrytëzoj mundësinë që më jep Kukësi

Kukësi prezanton trajnerin Skënder Gega në krye të stolit pak më shumë se një vit e gjysmë pas largimit të tij nga skuadra verilindore për arsye shëndetësore.

Tekniku tropojan u shpreh mirënjohës për ofertën që i bëri klubi dhe theksoi se do ta shfrytëzojë këtë mundësi për ta ngritur skuadrën në nivele të larta. 

"Unë kam qenë pjesë e Kukësit por në nje moment jo shumë të mirë për problemet shëndetësore që pata.

Është përgjegjësi e madhe dhe ndihem i respektuar që m'u dha një shans i dytë.  Asgjë nuk mungon që Kukësi të shkojë aty ku e meriton".

Në konferencën e shtypit u bë edhe prezantimi i aksionerit Marsel Braka, i cili privatizoi aksionet qëzotëronte Bashkia e Kukësit.