Cikalleshi dhe Bajrami vlerësojnë si “finale” transfertën e Islandës
Në konferencën e shtypit nga qëndra stërvitore, sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi vlerësoi kundërshtarët si shumë të rrezikshëm.
Çdo gjë po shkon sipas planit. Uroj që deri në ditën e ndeshjes të mos kemi mungesa apo dëmtime në mënyrë që të bëjmë ndeshjen që kemi planifikuar dhe të marrim maksimumin. Është një grup ku ne do të kërkojmë më të mirën por duhet të kemi parasysh që përballë do të kemi dy ekipe shumë të mira. Jemi disi me fat që Rusia nuk do të ketë pjesë. Duhet të jemi sa më shumë të përqëndruar te ndeshja e parë sepse fillimi i mbarë është gjysma e punës. Në Islandë do të jetë një duel fizik dhe duhet të dalim me pikë. Shpresoj t’i bëjmë të gjithë krenarë”.
Në të njëjtën linjë qëndron edhe mesfushori i Empolit, Nedim Bajrami:

“Ndihem shumë mirë me skuadrën. Kemi në përbërje një grup miks mes të rinjve dhe atyre me ekseperiencë. Ndihemi shumë mirë me të gjithë. Konkurrenca është e madhe por vendimet i merr trajnberi. Objektivi është ta nisim këtë eveniment në mënyrën më të mirë dhe të marrim maksimumin në Islandë”.
