Evangjelia Veli arrin rezultat historik. Shpallet Kampione Europe në peshëngritje, tre medalje për Shqipërinë
Peshëngritësja shqiptare Evangjelia Veli ka arritur rezultat historik, duke u shpallur Kampione Europe.
Ajo ka fituar medaljen e artë në stilin e shkëputjes dhe në dygarë për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.
Veli realizoi të tre provat duke ngritur 91, 93 dhe 95 kilogramë, të cilat i siguruan vendin më të lartë në podium në këtë stil, ndërsa la pas me një kilogram më pak Konotop të Ukrainës dhe Sterck të Belgjikës. Kamila Konotop dhe Nina Sterck ngritën më pas 94 kg dhe peshëngritësja shqiptare u kundërpërgjigj, duke ngritur 95 kg, çka i siguroi medaljen e artë në shkëputje.
Në stilin e shtytjes Veli realizoi me sukses provën e parë 108 kg, që i mundësoi të pozicionohej mirë me një avantazh të thellë në dygarësh. Prova e dytë e realizuar me sukses prej 111 kg, i dha asaj sigurinë se do të ishte në zonën e medaljeve edhe në dygarësh. Konotop e Ukrainës ngriti 113 kg dhe e kaloi në renditjen e përgjithshme. Por realizimi i të njëjtën peshë nga Veli bëri që të siguronte medaljen e argjendtë në këtë stil dhe vendin parë e medaljen e artë edhe në dygarësh me peshën e përgjithshme 208 kg.
