Alban Bushi: Duhet të fokusohemi tek talentet që luajnë në Angli

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi flet për dy ndeshjet e fundit eleminatore të Euro 2023 kundër Anglisë dhe Kosovës:

"Për ne nuk ka shumë rëndësi klasifikimi. Motivimi do të jetë në maksimum edhe pse nuk kemi objektiva konkretë në këto eleminatore.

Duhet të kuptojmë që lojtarët janë shumë të rinj. Kanë nevojë për shumë punë dhe tani nuk duhet të mendojnë për pushimet.  

Ëndrra ime është kualifikimi i skuadrës në një kampionat europian dhe nuk është një objektiv i parealizueshëm.

Kemi pësuar 13 gola dhe të gjithë janë pothuajse gabime individuale. Rëndësi ka loja dhe lojtarët që kemi dërguar në ekipin e parë, ky është objektivi jonë i vërtetë. 

Ky është momenti më i mirë i U-21 dhe është frut i një pune shumë të gjatë. 70 % e ekipit Kombëtar sot ka kaluar nga ekipi shpresa. 

Duhet të fokusohemi më shumë te lojtarët shqiptarë që luajnë në Angli sepse ka shumë të tillë"