Harrojini milionat nga Lindja e Mesme, Milan mbetet amerikan, “RedBird” merr drejtimin

Milan hyn zyrtarisht në një erë të re, atë të “RedBird Capital”. Kompania amerikane e ka blerë tashmë klubin më të titulluar italian të kontinentit duke e shkëputur nga duart e fondit “Elliot”.

Lajmin e bën të ditur “Corriere Dello Sport”, që thekson se fondi amerikan delegoi Gerry Cardinale për të firmosur letrat dhe marrëveshja është mbyllur mbi bazën e 1.3 miliardë eurove.

Ligjërisht, për të transferuar të gjitha aksionet në dart e pronarëve të rinj do të duhet edhe një muaj kohë, por kjo nuk e ka penguar pronarin e ri të Milanit të mendojë për të ardhmen e klubit.  

Me këtë lëvizje, “RedBird Capital” arriti të kalonte konkurrencën e “Investcorp” që fillimisht u mendua se kishte çdo letër në rregull për të transferuar aksionet në kompaninë nga Bahreini.