Makina përplas 10 vjeçarin në rrugën e Kombit

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit, ku një automjet ka përplasur një 10 vjeçar, i cili ishte duke kaluar rrugën.

Aksidenti ka ndodhur në segmentin Milot-Rrëshen, pranë fshatit Frëng.

Fëmija është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.