Video e shpërthimit të Audit Q7 në bulevardin "Nënë Tereza" Kamëz

Ora News sjell videon e shpërthimit një orë pas mesnatës (01:00, 31 maj 2022) në bulevardin "Nënë Tereza"në Kamëz.

Nga informacioni i parë i policisë automjeti tip "Audi Q7" dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Audi Q7 është ne posedim nga shtetasi Artan Lleshi.

Ora News mëson se pronari i makinës, Artan Lleshi nga Fani i Mirditës jeton jashtë Shqipërisë, ku dhe është përqëndruar një nga pistat e hetimit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë lidhje me aktivitetin e tij në Angli.

Plumba agjencisë funerale 

Ndërkohë po në Kamëz, rreth orës 00:20 në rrugën "Skënderbej", në Kamzë, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesit (agjensi funerale) të shtetases Emriana Muka, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale, informoi sot policia e Tiranës.