Kamëz: Plumba agjencisë funerale. Në bulevardin "Nënë Tereza" shpërthen Audi Q7

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës (31 maj 2022) në Kamzë. Një agjenci funerale u qëllua me breshëri plumbash, e ndërsa makina e biznesmenit Artan Lleshi shpërtheu nga një sasi tritoli. Ngjarjet sipas policisë nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën ndërkohë që mbeten ende të pazbardhura.

Kamëz- Kamza u zgjua të martën (31 maj) me dy ngjarje të rënda, goditje me armë dhe shpërthim me tritol në një hark kohor prej 40 minutash.

Pamjet që i përkasin ambientit brenda agjencisë funerale tregojnë shenjat e plumbave të qëlluar rreth orës 00:20 minuta nga persona ende të paidentifikuar. Nga regjistrimet e kamerave të sigurisë hetuesit kanë parë një makinë ka lëvizur përgjatë rrugës "Skenderbej" dhë për një moment është ndalur para dyqanit ku autorët kanë qëlluar me armë zjarri shotgan.

Pronarja e biznesit Ermiriana Muka është shprehur se prej 1 viti e gjysëm ishte divorcuar nga bashkëshorti dhe se ky i fundit kishte hapur përballë bisnesit të Mukës një agjenci funerale. Dyshimet e policisë janë së autori mund të këtë ngatërruar shenjëster, megjithatë hetimet vijojnë.

E ndërsa hetusit po kryenin veprimet në lagjen "Skënderbej" në bulevardin blu "Nënë Tereza" një makinë tip Audi Q7 shpërthu pasi një sasi prej 80 gr eksplozivi ishte vendosur në gomën e parë nga ana e pasagjerit.

Pronari i këtij mjeti është shtetasi Artan Lleshi sipas policisë me origjinë nga Fan i Mirditës. Policia tha se për këtë shtetas ka dyshime për veprimtari të paligjshmë jashtë vendit, kryesisht në Angli.

Por në një prononcim për Ora News Lleshi është shprehur se nuk ka konflikte me njeri dhe se të vetmin dyshim në lidhje me shkakun e ngjarjes, është një ngjarje e ndodhur në vitin 2000 kur xhaxhi i tij Mark Lleshi ka vrarë një përson. Sipas burimeve Artan Lleshi më parë ka pasur aktivitet biznesi në bar restorant si dhe me shitbjere makinash.