Florentino Pérez: Sot nuk ka Mbappé, u harrua
Florentino Pérez, presidenti i Real Madridit, ka analizuar fitoren e Madridit: "Qetësohuni dhe lumturohuni, të gjithë kemi punuar gjatë gjithë sezonit për të arritur një situatë si kjo që kemi, që është shumë e bukur".
Për sezonin ai tha: “Këtë vit kemi pasur një sezon të mirë në përgjithësi, një garë të mirë, kemi qenë me fat që kemi pasur të gjitha skuadrat e vështira dhe i kemi kaluar njëra pas tjetrës. Eshtë një Champions League shumë i merituar.
Për Ancelottin: "Ai është një dirigjent i mirë që njeh psikologjinë e lojtarëve, ai e njeh shumë mirë Real Madridin dhe e njeh shumë mirë futbollin".
Për Mbappé: “Madridi do të vazhdojë gjithmonë të punojë për të pasur lojtarët më të mirë, por Mbappé tashmë është harruar, asgjë nuk ka ndodhur. Madridi ka pasur një sezon perfekt dhe është një çështje e harruar. Sot nuk ka Mbappé, ka festën e Real Madrid”.

