"Butterfly"/ Kishin përshtatur lokalin për shpërndarje të lëndës narkotike, arrestohen tre shtetas

Tre persona janë arrestuar në flagrancë gjatë një operacioni për shitjen e lëndëve narkotike në Durrës.

V.K 41 vjeç kishte përshtatur lokalin e tij për shitjen e lëndës narkotike, kurse L.K 21 vjeç dhe B.I 22 vjeç merreshin me shitjen e saj në doza të vogla.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjatë operacionit policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë e ndarë në doza të vogla, një peshore elektronike, tre aparate celulare.

Në lokal u gjetën dhe 62 mijë lekë të rinj, 900 euro dhe 100 paund që dyshohet se janë përftuar nga shitja e lëndës narkotike.

Të tre personat ishin me banim në Durrës.

Policia po vijon punën për dokumentimin e veprimatrisë kriminale të shtetasve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, pranë Rrethit Gjyqësor Durrës.