Tiranë, 42-vjeçari me probleme të shëndetit mendor i vë zjarrin banesës, asfiksohet

Një 42-vjeçar me probleme të shëndetit mendor mbeti i asfiksuar nga tymi pasi i vuri zjarrin banesës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:05, në rrugën "Memo Meto". Shtetasi I. A, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij.

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.

Shtetasi I. A. si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.