Mbeten në rrugë të madhe, 6 familjet rome nxirren nga ish-shtëpia e oficerëve në Vlorë
Familjet nga komuniteti rom dhe egjiptian që jetonin në kushte ekstreme në ish-shtëpinë e oficerëve në Vlorë u nxorën në rrugë të madhe pasi godina ti nënshtrohet një rikonstruksioni.
Kushtet në të cilat jetojnë janë ekstreme, por të paktën kanë pasur një çati mbi kokë.
6 familjet strehuar në ish-shtëpinë e oficerëve në Vlorë duhet të ikin prej aty.
Objekti nisi të rikonstruktohet, çka për ta do të thotë të dalin në qiell të hapur.
Pse Rusia po përpiqet të pushtojë Ukrainën lindore?
26 Maj, 18:15
"Nuk kemi ku të shkojmë, jemi në rrugë për momentin."
"Copë-copë, ku do të shkojmë me grua, fëmijë, nënën 84-vjeçe. Të rri rrugëve?"
"Nuk merr asnjë njeri iniciativën të na flasë, të na ndihmojë, por na shikojnë me atë syrin…ndoshta ka dhe racizëm."
Në vështirësi ekonomike dhe me fëmijë të vegjël, kërkojnë zgjidhje për strehim nga bashkia e Vlorës që thonë se nuk ua ofruar.
"I morët ato 5 lekë për ta ndërtuar, shumë mirë. Merrni masa për popullin dhe sillini punëtorët më pas të punojnë."
Ish-shtëpia e oficerëve siç njihet në Vlorë, dikur pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, do të shndërrohet në zyra për Kadastrën.






